Vlahutin thirrje nga Lezha: Mos ikni nga vendi për azil. Denonconi abuzimet

0
531

 

Ambasadorja e Bashkimit Evropian Romana Vlahutin ka qenë sot në Lezhë, ku bashkë me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj ka marrë pjesë në Forumin e Sigurisë. Ajo ka zgjedhur këtë aktivitet për t’i bërë thirrje qytetarëve të mos ikin nga vendi për të kërkuar azil pasi është humbje kohe dhe kosto për ta.

“Mos ikni nga vendi për azil. Azilkërkimi është për ata njerëz që kanë kaluar përndjekje të tmerrshme, si ata që kanë ikur nga Siria e Afganistani. Mos ju besoni atyre që ju japin ide të tilla për të punuar se është humbje kohe dhe kosto”, tha Vlahutin.

Ambasadorja e BE-së gjithashtu iu kërkoi qytetarëve të denoncojnë abuzimet si dhunën ndaj grave, ashtu edhe ndaj fëmijëve apo rasteve të tjera. Vlahutin iu kërkoi qytetarëve të kenë besim tek policia për të denoncuar rastet e paligjshme.

“Jam shumë e lumtur që gjendem në Lezhë për të diskutuar për policimin në komunitet. Çelësi këtu është parandalimi. Ju e njihni qytetin, njerëzit dhe bashkë me përfaqësues të shoqërisë, komuniteteve fetare, institucioneve të gjithë mund të kontribuoni për një jetë më të sigurt. Policia, prokuroria, institucionet shtetërore kanë përgjegjësitë e tyre të qarta por të gjithë kemi përgjegjësi.
Javën e kaluar kemi parë raportime të abuzimeve që kanë përfshirë dhe fëmijë 3-vjeçar ndaj të gjithë kemi përgjegjësi. Në qoftë se dëgjoni të tilla abuzime ju lutem raportoni. Është shumë e rëndësishme që edhe policia të fitojë besimin tuaj”, theksoi Vlahutin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here