Takimi, Rama konfirmon Veliajn si kandidat për Bashkinë e Tiranës

0
592

Erion Veliaj synon të vijojë të jetë në krye të Bashkisë më të madhe në vend. Në inaugurimin e segmentit të dytë të Bulevardit të Ri, Veliaj ka marrë edhe mbështetjen e Edi Ramës edhe për një mandat të dytë si kryebashkiak i Tiranës.

Kryeministri Rama theksoi se bashkë me kryebashkiakun Veliaj në mandatin tjetër qeverisës do të behet shumë me tepër se sa është bërë në këto tre vite duke siguruar për realizimin e një sërë investimesh të rëndësishme për përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët e Tiranës.

“Sëbashku me projektet e qeverisë për Tiranën sëbashku me një sërë projektesh që shpresojmë të financohen me partnerët, na jep mundësi që të themi jo vetëm në këtë mandat të kryetarit të bashkisë së Tiranës ne do të bëjmë shumë tepër se çfarë është bërë në shumë vite sëbashku, por në mandatin e ri qeverisës ne do të bëjmë me siguri me kryetarin e bashkisë dhe me bashkinë e Tiranës shumë më tepër se sa është bërë në këto tre vite të bashkisë së Tiranës”, theksoi Rama.

Duke vlerësuar transformimin që ka pësuar e gjithë kjo zonë ku po ndërtohet bulevardi i ri dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës, Kryeministri vlerësoi përkushtimin e Bashkisë së Tiranës dhe të kryebashkiakut Veliaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here