Vasili akuza Ramës: Formulari yt dhe sqarimi idiot i Ministrisë së Shëndetësisë

0
610

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me formularin që duhet të plotësojnë pacientët në qendrat shëndetësore.

Sipas Vasilit ky formular është i urdhëruar nga vetë kryeministri.

Reagimi i Petrit Vasilit në Facebook:

Formulari i kryeministrit per pacientet dhe sqarimi idiot i Ministrise se Shendetesise.

Kjo qeveri genjeshtren e ka kthyer ne filozofi dhe injorancen ne instrument veprimi.

Ministria e Shendetesise se fundmi lidhur me formularin qe plotesohet per cdo pacient,akt i rende me qellime kriminale,qe urdherohet nga kryeministri dora vete,sqaron se ky formular eshte normal dhe opozita nuk e di mire ceshtjen.

Ketu fillon injoranca e bete njesh me ligesine pasi na thone qe karta e identitetit i kryen te gjitha punet ne sistemin shendetesor per cdo person.

Po ja cfare thuhet ne portalin e-Albania per marjen e kartes shendetit lexojeni:

“Bazuar në vendimin e Qeverisë, nr.307, datë 21.05.2014 për “Regjistrimin dhe Identifikimin e Personave të Siguruar nga Sigurimi i Detyrueshëm Shëndetësor”, identifikimi i personave të siguruar në skemën e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, bëhet me anë të kartës së shëndetit. Karta e shëndetit është dokumenti që vërteton se mbajtësi i saj është person i siguruar dhe përfiton shërbimet shëndetësore pa pagesë. Karta është personale, e patjetërsueshme dhe shpërndahet pa asnjë pagesë apo tarifë shërbimi”, thuhet në njoftimin e “e-Albania”.

Pra identifikimi i personave behet permes KARTES SE SHENDETIT.

Ja dhe me poshte sqarimi i Ministrise se Shendetesise:

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i sjell në vëmendje opozitës, në rastin më të mirë, të paditur, se me reformën e deregulimit që ka ndërmarrë qeveria, karta e identitetit ka zëvendësuar kartën e shëndetit ndaj përmes NID identifikohet qytetari për kategorinë shëndetësore që i përket dhe shërbimet që përfiton në të gjithë sistemin tonë shëndetësor.”

Ky sqarim eshte kryevepra e injorances tashme dimensioni i vetem identifikues i Ministrise se Shendetesise por nje dimension ky qe bashkejeton shume mire me injorancen proverbiale te kryeministrit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here