Euro nuk ndal rënien! Zbret nën 127 lekë

0
581

Euro ka vijuar rënien edhe gjatë ditës së sotme, duke zbritur poshtë nivelit të 127 lekëve, për herë të parë që nga fillimi i shkurtit të vitit 2009.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 126.86 lekë, me një rënie prej 0.21 lekësh në raport me ditën e mëparshme. Kjo është e nënta ditë radhazi që euro humb pikë në tregun e brendshëm valutor.

Parashikohet që tendenca e monedhës së përbashkët europiane do të vijojë të jetë rënëse, sidomos afër datës së pagesave së Tatimit mbi vlerën e shtuar dhe TVSH-së. Edhe në afat më të gatë, deri në periudhën e verës, tradicionalisht valutat dobësohen ndaj monedhës vendase.

Në të kundërt të euros, dollari në tregun e brendshëm ka pasur tendencë rritëse, duke reflektuar dhe mbiçmimin e tij në bursa. Një dollar u kuotua sot me 106.96 lekë, duke iu larguar nivelit më të ulët të 5 viteve, që u arrit pak javë më parë.

Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here