Rikonstruksioni i Qendres Shendetesore, Bardhaj, ajo qe nuk u be per disa vite, u realizua brenda pak diteve

0
735

Me ne fund, hapi i pare dhe me i rendesishem është hedhur ne qendrën shëndetësore Bardhaj. Pas shume kritikash ne media për degradimin e saj, u ndërhy dhe u be rikonstruksion. Ajo qe ishte shqetësim për shume vite me radhe, ndryshoi brenda pak ditësh nga Drejtoresha e Qendrave Shëndetësore te njësisë administrative Rrethina, Doris Xhaferri, na thane ndihmësmjeket. Bardhaj nuk ka mjek, shërbejnë çdo dite 4 infermiere për mbi 4000 banore:

Mjekja ne kete qendër shëndetësore vjen dy here ne jave për vizita, pasi nuk është arritur akoma te mbulohet me mjek çdo dite. Ne raste urgjente, ndihmësmjeket njoftojnë vete urgjencën për autoambulance:

Por pavarësisht punës qe u be për rregullimin  ambienteve, kjo qendër akoma nuk mund te quhet e përfunduar !  Mbetet qe kjo te lidhet edhe me rrjetin e ujit te pijshëm, si dhe te normalizohet furnizimi me ilaçe duke siguruar me pare infrastrukturën për ruajtjen e tyre. Urojme qe për këto te mos pritet disa vjet siç u prit për ta bere rikonstruksion.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here