Drogë nga Maroku në Spanjë e Itali, goditet rrjeti, në pranga edhe shqiptarë

0
658

Serish shqiptarë të arrestuar në vendet e tjera për trafik droge dhe pjesmarrës në grupe e ndryshme kriminale.

Një rrjet ndërkombëtar trafikantësh që transportonin drogë nga Maroku, Spanja dhe Italia është goditur nga karabinierët italian, duke çuar në arrestimin e 10 personave, teksa 28 të tjerë janë të dyshuar.

Të arrestuarit po mbahen në paraburgim, ku 7 janë me origjinë marokene, një algjerian, një italian dhe një shqiptar.

Ata kishin krijuar një rrejt ndërkombëtar të drogës, kryesisht të hashashit, i cili importohej nga Maroku, përmes Spanjës dhe më pas shpërndahej në qendrat kryesore të Romës dhe provincat e tjera italiane.

Operacioni i quajtur “Nadir 2”, është kryer nga Karabinierët e Romës, koordinuar nga Drejtoria e Distriktit Anti-Mafia dhe me kontributin themelor të Departamentit Qendror për Shërbimet kundër drogës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here