Makinën me heroinë, pranga 46-vjeçarit shqiptar në Itali. Si e pikasi policia

0
564

 Policia italiane ka arrestuar një 46-vjeçar shqiptar, pasi u kap me një sasi droge, me qëllim trafikimin e saj. Mediat italiane raportojnë se gjatë një patrullimi rutinë nga policia rrugore e Modena-s, u vu re një makinë tip “Fiat Bravo”.

 

 

Kjo e fundit ishte e pa regjistruar, ndërsa kishte një urdhër-bllokimi për arsye tatimore, lëshuar nga “Equitalia” në 2016-ën.

Gjatë kontrollit të ushtruar në makinë, në një hapësirë ku vendoset goma rezervë u gjet një çantë. Ndërkohë brenda çantës ishte një sasi prej rreth 1 kg kokainë e pastër. Mediat italiane raportojnë se nëse droga do të dilte në treg, kapte vlerën e 200 mijë eurove. Sakaq, ndonëse identiteti i tij nuk dihet, shqiptari rezulton me precedentë penale për drogën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here