Thursday, May 30, 2024
Home Sport Humbja me Partizanin, Ernest Gjoka jep dorëheqjen nga stoli i Vllaznisë

Humbja me Partizanin, Ernest Gjoka jep dorëheqjen nga stoli i Vllaznisë

0
839

Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Vllaznisë pas humbjes së sotme ndaj Partizanit. Situata që po kalon skuadra shkodrane duket se ka detyruar teknikut 48 vjeçar të jap dorëheqjen.

Në një komunikim me Supersport, Gjoka refuzoi të jepte intervistën e zakonshme pas ndeshjes, ndërsa tha se kishte vendosur ta ndërpresë marrëdhënien me Vllazninë.

Pritet që tekniku Ernest Gjoka të flasë nesër me drejtuesit e Vllaznisë dhe t’u komunikojë zyrtarisht dorëheqjen dhe largimin nga Shkodra, në një situatë tejet të vështirë për vendasit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here