Vllaznia tradhetohet nga Ademi dhe Gjoka, klubi i vendlindjes se futbollit shqiptar ne udhekryq…

0
855

Voltana Ademi mund të fshihet, por asnjëherë nuk do t’ia heqë emrit të saj njollën e turpit që mban emrin Vllazni! Bashkë me Gjokën që fshihet si struci, edhe ajo do të duhej të jepte doreheqjen, të ikte ashtu kokë ulur nga drejtimi i bashkisë Shkoder, e të merrte përgjegjësitë që i takojnë si presidente e dështuar e klubit të futbollit Vllaznia. Fiks si presidente e dështuar, që u futi dorën në xhep Shkodranëve dhe u mori mbi 1.5 miliardë lekë për një ekip që të binte nga kategoria.

Për të nuk ka mbrojtje dhe askush nuk mundet ta justifikojë se ajo nuk po luan vetë, pasi asnjë president nuk del me këmbët e tij në fushë, por me vizionin dhe largpamësinë e menaxhimit. Pas saj duhet të shkojnë të gjithë ata që e mbështeten dhe ja menaxhuan rrënimin një emri të madh, një ekipi embleme si Vllaznia, që 100 vjetori e gjen praktikisht në kategorinë e parë. Shpëtimi mund të jetë vetëm tek një mrekulli, por edhe nëse ajo ndodh moralisht përballë çdokujt ajo është përgjegjesja kryesore për këtë situatë ku u katandis ky ekip.

Bashkë me të janë edhe administratori, si dhe trajneri i cili erdhi me fjalë të mëdha në drejtimin e kuqebluve dhe u largua si struci, duke braktisur anijen që po mbytet! Askush nuk mund të tallet me Vllazninë e Shkodres, sepse është një emer i madh. Kështu është thënë prej vitesh, e në këto të fundit, që janë më të errëtat e historisë së futbollit Shqiptar për këtë ekip, ja dolën ta bëjnë. E vulën përfundimtare ja vuri qytetarja e parë e Shkodres, e cila premtimin elektoral e ktheu në realitet. Fjalët shpesh janë të shumta, apo siç thotë një shprehje e vjetër, fukurallek, përballë asaj që po ndodh.

Kalaja më e vjetër dhe e fortë e futbollit Shqiptar po shembet, e pikërisht atëherë kur po përgatitej të festonte një përvjetor të shënuar, një ditëlindje që do të duhej të ishte më madhështorja, por që fatkeqësisht po është më e zeza. Presidentja Ademi sëbashku me stafin që zgjodhi dështoj dhe sot ka llogari për të dhënë përpara Shkodraneve, prandaj të mos fshihet, të mos luajë rolin që e ka bërë deri më sot në formën më të shëmtuar, sikur po e do Vllazninë, e nga ana tjeter me veprimet apo mosveprimet e saj e ka zhytur në ujra edhe më të turbullt. Historia po ja shenon emrin dhe Shkodra nuk do ta kaperdije lehte kete qe sot po ndodh!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here