Shkodranët më kërkues, skuadra e Pakult mbrohet mirë

0
591

Po luhet në “Loro Boriçi” takimi i vlefshëm për javën e parafundit të Kategorisë Superiore mes Kukësit dhe Vllaznisë. Në sfidën e sotme, debuton trajneri Elvis Kraja, i cili zuri vendin e Gjokës së larguar.

Vllaznia25

Shkodranët janë të dënuar ta fitojnë takimin e sotëm, me shpresën te një fitore e Laçit ndaj Kamzës. Nga ata tjetër, Kukësi, luan në këtë përballje pa presionin e pikëve, pasi ka siguruar vendin e dytë në renditje.

3

Vllaznia-Kukësi 0-0

22′ Provon Kukësi me Ethemin, por gjuajtja e mesfushorit, ka përfunduar jashtë kuadratit.

19′ Malota godet me kokë pas krosimit të Gocajt nga këndi, topi kalon mbi kuadrat.

18′ Sukaj bën gjithçka mirë duke shmangur 2-3 futbollistë, hyn në zonë dhe bëhet gati të gjuajë, por ndërhyn në mënyrë mjeshtërore Shameti.

14′ Aksioni i parë i rrezikshëm për Vllazninë me Kalanë, i cili ka marrë një top të gjatë. ka hyrë në zonë, ka gjuajtur por jashtë kuadratit.

10’ Zhderiç kroson nga e djathta për Balden, por sulmuesi është përplasur me Malotën, dhe të 2 mbeten të dëmtuar.

5′ Një rast i mirë për shkodranët, pas një krosimi nga e djatha, por largojnë futbollistët e Kukësit.

1′ Ka nisur takimi.

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Malota, Berisha, Pjeshka, Çinari, Krymi, Tafili, Lika, Kalaja, Sukaj.
Trajner: Ervis Kraja

Kukësi: Koliçi, Zderic, Hoxha, Shameti, Rrumbullaku, Musolli, Shkodra, Ethemi, Ebipi, Koldashi, Balde.
Trajner: Peter Pakult

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here