Saturday, July 27, 2024
Home Aktualitet Dekriminalizimi i avokatëve shkakton debat tek “Ligjet

Dekriminalizimi i avokatëve shkakton debat tek “Ligjet

0
609

Shqyrtimi i projekligjit për profesionin e avokatëve hasi në debate mes relatorëve dhe përfaqësuesve të Dhomës së Avokatisë. Deputetët socialistë kërkuan më tepër sqarime për nenin që përcakton rrethanat që kanë ngjashmëri me ligjin e dekriminalizimit të deputetëve, që është ende në fuqi.

Dekriminalizimi do të përfshijë edhe profesionin e avokatëve. Kjo është një nga përcaktimet që sjell projektligji i ri, që po diskutohet në Komisionin e Ligjeve.

Gjatë diskutimit, deputetët kërkuan shpjegime nga Maksim Haxhia, kryetari i Dhomës së Avokatisë, se cilat janë rrethanat ndaluese kur një avokat nuk duhet ta ushtrojnë këtë profesion.

Përpos të tjerave, në disa pika të nenit 11, përcaktohet se një avokat nuk e fiton titullin nëse është dënuar me vendim të formës së prerë, nëse është dënuar për një vepër penale me dashje apo me pakujdesi dhe nuk është reahabilituar.

Kjo pikë shkaktoi debat mes relatorëve Ermonela Felaj dhe Alket Hysenit me kryetarin e Dhomës së Avokatisë, Maksim Haxhia.

Hyseni: Konfidencialiteti është parim shumë i rëndësishëm, i padiskutueshëm, mbrohet në shumë vende me Kushtetutë, ne nuk e kemi në Kushtetutë.

Felaj: I dënuar quhesh kur je i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë dhe i pa dënuar quhesh kur je reabilituar ndërkohë që je dënuar. Po the i dënuar nuk ke nevojë të hysh në diskutime, vepër penale me dashje, vepër penale nga pakujdesia.

Haxhia: Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për të gjitha ato vepra penale, rrethi i të cilave përcaktohet në statut. Me dashje është edhe drejtimi i automjetit në gjendje të dehur.

Relatorja Felaj kishte kundërshtime edhe për nenet 9 dhe 10, ku flitet për pjesën e takimit mes avokatit dhe klientit.

Deputetja Felaj u shpreh se pengohet puna e prokurorisë, nëse kjo pikë nuk ndryshohet.
Deputetët socialistë, në mungesë të kolegëve demokratë, që u larguan në fillim të mbledhjes, lanë hapur disa nene, të cilat nuk u miratuan.

Në ditët në vijim do të diskutohen të plota 58 nenet e këtij projektligji.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here