Saturday, July 27, 2024
Home Aktualitet Klosi: Çdo drejtues institucioni në monitorim të rreptë

Klosi: Çdo drejtues institucioni në monitorim të rreptë

0
560

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit vijoi nga Berati turin “Puna për Shqipërinë që duam” ku u kërkoi qytetarëve që të denoncojnë të gjithë drejtuesit dhe nëpunësit e korruptuar apo që nuk kanë kryer detyrën e tyre.

Klosi: Kritikoni, denonconi, evidentoni me fakte apo me shqetësimet tuaja, cdo punonjës të korruptuar të këtij shteti, cdo njeri që nuk përgjigjet në bazë të standarteve të etikës, në bazë të moralit dhe profesionalizmit të kërkuar nga administrata publike.

Ministri paralajmëroi të gjithë drejtuesit e institucioneve se janë në monitorim të rreptë për komunikimin e tyre për çdo problem të ngritur nga qytetarët. Ai tha se së shpejti do të marrë fund edhe problematika e venddepozitimit të mbetjeve pranë lumit.

Klosi: Është e pafalshme që ne të kemi akoma venddepozitime pranë lumit dhe kur del lumi e fryhet e ka më shumë reshje, plehrat e Beratit, apo të Urës Vajgurore, apo të Poliçanit e Skraparit, shpërndahen gjatë gjithë rrjedhës së lumit dhe krijohet një situatë si ajo që na u krijua vjet në dimër e cila nuk është fare prezantuese e qarkut tonë kaq të bukur dhe kaq të mrekullueshëm.

Gjatë takimit të llogaridhënies në Poliçan ministri Klosi tha se është marrë vendimi për revokimin e lejeve të guroreve në malin e Tomorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here