Klodian Duro del hapur: Më jepni Vllazninë dhe e shpall kampion

0
1930

Klodian Duro është një emër i njohur në qytetin e Shkodrës. Ish-lojtari i njohur i Kombëtares Shqiptare dhe disa ekipeve shqiptare, ka qenë edhe pjesë e ekipit të Vllaznisë. Madje, në një periudhë të artë të shkodranëve.

Elbasanasi ishte pjesë e kuqebluve në vitin 2001, atëherë kur Vllaznia është shpallur kampione e Shqipërisë për herë të fundit.Related image

Por, në një postim në “Instagram”, ai ka shpërndarë një pjesë të fitimit të Kupës së Shqipërisë me Kukësin kundër Laçit.

Në postim ai është “ngacmuar” nga një faqe e tifozëve të Vllaznisë, por Duro nuk ka ngurruar të kthejë përgjigje. Ai ka replikuar me disa tifozë në rrjetin social “Instagram” ku ka bërë edhe premtimin:Related image

“Do vija me një këmbë. Edhe sikur të bjeri në të parën, prapë do e ngjisja dhe do e nxirrja kampione të Shqipërisë si në vitin 2001. Vitin 2001 nuk e kthejmë dot se koha ecën por në vitin 2019 e vazhdim mundemi ta bëjmë Vllazninë kampione.” – shkruan Duro duke u kthyer përgjigje komentuesve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here