Keni euro për të ‘thyer’? Zhvillimet në tregun valutor dhe parashikimi për muajt në vijim

0
796

Monedha e përbashkët euorpiane ka prekur sot kuotën e 126.49 lekëve, duke shënuar një tjetër rekord të ri rënës në kursin e këmbimit valutor.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit, publikuar nga Banka e Shqipërisë, 1 euro u këmbye sot me 126.49 lekë, me një rënie prej 0.23 lekësh në krahasim me fillimjavën.

Ekspertët e tregut presin që euro të mbetet në nivele të dobëta edhe muajt në vijim, për shkak të efekteve sezonale.

Ekspertët vazhdojnë t’i qëndrojnë mendimit se shkak për rënien e euros janë prurjet nga aktivitete jo të ligjshme dhe shtojnë se zhvillimet në kursin e këmbimit janë jashtë konceptit ekonomik, pra jo të ndikuar nga faktorë të matshëm.

Ndërkohë, rritje ka shënuar dollari amerikan, që këtë të martë u këmbye me 109.62 lekë, me një rritje të ndjeshme prej 1.17 pikë, krahasuar me të hënën. Rritje me  0.54 pikë shënoi edhe paundi britanik, duke u këmbyer sot me 145.06 lekë.

Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here