Fier, arrestohet për pastrim parash, dy të tjerë në kërkim

0
593

Një person është ndaluar ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim për akuzën e pastrimit të parave, informon policia e Fierit.

Për dy të tjerë është dhënë masa e sigurisë  “Detyrim paraqitje”.

Ky është finalizimi i operacionit policor të koduar “PASTRIMI” dhe të kryer nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë Fier

“Si rezultat i këtij operacioni, u ndalua shtetasi: Xhevair Troka, 52 vjeç, banues në Fier. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 01.06.2018, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, informoi policia e Fierit.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:

1.L.Ç, 50 vjeç, banues në Patos

2.Sh.Ç, 44 vjeç, banues në Durrës

Për këta shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Fier me Vendimin e datës 01.06.2018 ka caktuar masë sigurie “Arrest në burg” për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.

Po për këtë vepër penale, Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për shtetasit me iniciale:

1. A.Ç, 75 vjeç, banues në Patos.

2. J.Ç, 26 vjeçe, banuese në Patos.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here