ISHP: 50% e meshkujve dhe 10% e femrave janë duhanpirës

0
771

Në Shqipëri 50% e meshkujve dhe 10% e femrave janë duhanpirëse. Në ditën botërore të ndërgjegjësimit ndaj duhanit, mjekët japin alarmin se me tumore në mushkri që i atribuohen duhanit janë të prekur edhe të rinj në moshën 20 vjec. Ndërsa OBSH raporton se rreth 3 mln persona vdesin nga sëmundjet kardio-vaskulare që i atribuohen duhanit. 

Ne sot e dimë që duhan vret, por jo të gjithë kanë marrë kurajon për të lënë atë.

Posterat me mesazhe të forta dhe imazhet e përdorura në paketat e cigareve, bisedat me mjekët ekspertë dëshmojnë për pasojat e forta të duhanprirjes por kjo nuk do të thotë se numri i konsumuesve të tij ka rënë. Të dhënat ISHP tregojnë se 50% e meshkujve janë duhanpriës, 10% janë femra.

1 në  vdekje nga sëmundje kronike i atribuohen duhanpirjes ndërsa obsh në posterin e saj të këtij viti informoi se 3 mln vdekje ndodhin nga sëmundjet kardio-vaskulare, shumica e tyre kanë shkak duhanin.

Mjekët falasin për tumoret, një ndër patoligjitë me të rrezikshme. Turmoret nga duhani që prekin edhe 20 vjeçarët; fakt tronditës që nuk është njohur në vitet e mëparshme, duke marrë në konsiderat se tumoret e mushkrive janë vdekje prurëse.

Eritjan Tashi, mjek: Pjesa më e madhe e të sëmurëve që paraqiten në urgjencë janë në atë gjendje që mushkëria ka pësuar dëme të tilla irevesibël, ku pacientët arrijnë deri në atë pikë sa kanë edhe ulje të oksigjenit në gjak. Duhani është shkaktar në 80% të kancerit të mushkërive. 

As bluzat e bardha që çdo ditë presin pacientët në urgjencën e spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë nuk bëjnë përjashtim nga ky fenomen, pavarësisht se i dinë më mirë se të tjerët pasojat në shëndet.

Ledjan Troka është 30 vjec, prej 6 viteve ëshë infermier në këtë spital dhe tregoi eskperiencën e tij si duhan prirës.

Mjek: Unë jam konsumues duhani prej 4-5 vitesh, as vetë nuk e di si e kam filluar. Me kaq duhan sa unë konsumoj arrij të kuptoj negativitetin. 

Nga eksperienca, një mesazh për të tjerët.

Mjek: Tentoj ta lë, më duket i vështirë. Prandaj kisha një mesazh për njerezit: Mos e filloni duhanin, sepse është më e lehtë mos e nisësh sesa ta lësh. 

Mjeku pneumolog në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” Eritjan Tashi thotë se rritja e duhan pirësve është më tepër fenomen i vendeve të varfra dhe atyre në tranzicion.

Eritjan Tashi, mjek: Edhe stili i jetesës, por edhe politikat që janë marrë në lidhje me duhanpirje. Në vendet perëndimore është bërë politika agresive në vitet 90, janë ndaluar reklamat, janë rritur taksat për shitjen e tyre. 

Në Shqipëri nuk kanë munguan politikat kundër duhan prirjes siç është rritja e akcisëz së duhanit, ligji për ndalimin e duhanit në vendet të mbyllura. Pavarësisht hapave para të bërë në këtë drejtim, në aspektin e kostove shëndetësor Shqipëria ka statistika të larta të konsumuesve të duhanit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here