Lezhë, aksidentohet me makinë, arrestohet nga policia se kishte armë me vete…

0
1110

Lezhë

Aksidentohet me makinë dhe përpiqet të fshehë nga policia armën pistoletë që e kishte me vete, arrestohet në flagrancë

Proçedohen penalisht edhe 2 shtetas të tjerë për pengime për zbulimin e së vërtetës së ngjarjes

Nga specialistët e Seksionit kundër krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

– Astrid Nimani, 47 vjeç, banues në Lezhë

– Oltion Vuka, 39 vjeç, banues në Lezhë

Gjithashtu, u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit D.M.24 vjeç, banues në Lezhë.

Arrestimi dhe shpallja në kërkim ndaj këtyre shtetasve u bë pasi, shtetasi A.Nimani, në aksin rrugor Shëngjin – Lezhë, duke drejtuar mjetin tip Audi në gjendje të dehur , ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga ku për pasojë ka patur vetëm dëme materiale.

Në momentin që ka shkuar policia në vendngjarje, shtetasi A.Nimani i ka dhënë armën e zjarrit tip pistoletë shtetasit D.M. për ta fshehur, e cila është gjetur e hedhur në oborrin e një banese aty afër ku dhe u sekuestrua në cilësinë e proves materiale.

Shtetasi D.M. ka arritur të largohej pasi veprimet e punonjësve të policisë për zbardhjen e së vërtetës janë penguar nga shtetasi O.Vuka.

Veprat penale ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe ” Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë” parashikuar nga nenet 278/1, 291 dhe 242 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Astrid Nimani.

Veprat penale ” Veprime që pengojne zbulimin e së vërtetës” ” Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga nenet 301 dhe 236/1 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Oltion Vuka.

Vepra penale” Veprime që pengojne zbulimin e së vërtetës” parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit D.M.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here