Kushëriri i Azem Hajdarit fiton azil politik në Francë, reagon djali i ish deputetit demokrat

0
882

 

Arben Hajdari, djali i xhaxhait të Azem Hajdarit ka fituar statusin e azilantit politik në Francë. Lajmi është bërë me dije në rrjetet sociale nga vetë ai.

Por pasi lajmi u shpërnda në media gjatë paradites të së dielës, është dashur reagimi sqarues i djalit të Azemit, Kir Hajdarit i cili ka saktësuar në një postim në profilin e tij në FB se familja e tij nuk ka ndikuar aspak në procedurat për marrjen e azilit të kushëririt të tyre.

“Miq te dashur,

Ne lidhje me lajmin që është shpërndarë sot nëper mediat elektronike për famijen tonë konfirmojmē se: asnjë anëtar i Familjes Hajdari nuk ka ndihmuar apo influencuar në procedurat e akordimit të Azilt politik në France për kushëririn tonë.
I urojmë një jetë të mirë atij dhe kërkojmë me mirëkuptim që emri i familjes sonë mos të keqperdoret”, shkruan Kir Hajdari.

HISTORIA

Në 8 dhjetor të vitit 2015, Arben Hajdari ka qenë pjesëmarrës në protestën e opozitës dhe e kanë arrestuar sipas tij për shkak të mbiemrit që ka dhe bindjeve politike. Këtë ai e ka sqaruar për “Panorama” teksa ka nën vizuar se përfitimi i statusit të azilantit nuk ka ardhur për shkak të lidhjeve familjare me famljen e Azem Hajdarit.
Arben Hajdari tha për Panorama se shtë arrestuar disa herë nga policia e Kamzës për shkak të bindjeve të tij të djathta.
Ndërkohë, në statusin e Kir Hajdarit, ka komentuar edhe vetë Arbeh Hajdari i cili shkruan dhe sqaron:
Duke pershendete gjithe kushot e mi sqaroj see statusin politik ne France e kam fituar nga dhuna e policise te Edvin droges kunder meje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here