Festa e Italise ne Shkoder, nga muaji i ardhshem nis puna per pallatin Italia

0
958

 

Përmes një ceremonie të veçantë, ashtu siç është kthyer në traditë konsullata Italiane në Shkoder ka hapur dyert për miqtë, me të cilët ka festuar 72 vjetorin e shpalljes Republikë.

Autoritetet vendore dhe figura të njohura të jetës publike uruan në këtë ditë të shënuar, ambasadorin Italian Alberto Cutillo, i cili nw fjalwn e tij uroj qw nga viti i ardhshwm, tw festohet nw kwto mjedise tw rikonstruktuara, pasi brenda muajit nis puna pwr kthimin e konsullatws nw pallatin Italia.

Falenderoj orkestren për ekzekutimin e hymneve, ju miq që jeni prezent në këtë ditë të bukur që të festojmë festen e Italisë, në godinën më të vjetër të prezencës tonë këtu. Shpresoj që vitin tjetër t’iu presim brenda këtyre mjediseve, kur të kenë mbaruar punët për rikonstruksionin e konsullatës. Ky muaj njohu në Itali lindjen e qeverisë së re, 3 muaj pas zgjedhjeve. Ishte pritja më e gjatë e historisë së republikës tonë dhe tani kemi pritshmëri të mëdha për shumë angazhime të rëndësishme që e prtesin qeverinë tonë. Në Shqipëri mund dhe shpresoj tek Zoti që të arrihet hapja e negociatave. Italia është e bindur prej kohësh për këtë çeshtje, duke njohur progreset, por edhe duke i dhënë mbështetje e besim reformave që të ecin përpara. Jam besimplotë që të gjithë do të angazhohen me forcë që të arrihet kjo rrugë e nisur. Ndihma dhe asistenca e Italisë nuk do të mungojë kurre. Kam këtë bindje se miqesia dhe bashkëpunimi jonë, që dua të quaj “të bërit sëbashku” , besoj që do të forcohen më tej për të ardhmen e përbashkët.

Festa më pas i ka lënë vendin trokitjes së gotave, bisedës dhe muzikës së servirur për këtë mbrëmje, ndërsa nuk mungoi as panairi me punime artizanale. 2 Qershori shenon festën e republikës së Italisë dhe pak ditë pas kësaj date ceremonia festive nga Tirana është zhvendosur në Shkoder, qytetin që i ka lidhjet e hershme me Italine.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here