Sunday, June 16, 2024
Home Politikë Të rinjtë e opozitës i bëjnë gati valixhet qeverisë Rama

Të rinjtë e opozitës i bëjnë gati valixhet qeverisë Rama

0
591

Të rinjtë e FRPD-së dhe LRI protestuan edhe pasditen e sotme para Ministrisë së Brendshme, duke kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe largimin e qeverisë Rama.

Në mënyrë simbolike disa të rinj kishin vendosur si maska, portretet e kryeministrit Rama, Ministrave, ish-Ministrave dhe kryebashkiakëve kryesore socialistë, teksa mbanin në dorë valixhet.

“Ne jemi këtu dhe do të jemi këtu çdo ditë për ti thënë jo kësaj qeverie të inkriminuar”.

Por teksa të rinjtë e forumeve rinore të PD-LSI i kërkonin dorëheqjen, Ministri Xhafaj ishte në Orikum në çeljen e sezonit turistik së bashku me Ministra të tjerë, ku prezantoi masat e policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here