“Pension të posaçëm për fëmijët e Fildez Hafizit”, letra e Presidencës drejtuar Qeverisë

0
816

Institucioni i Presidencës është njohur me shqetësimet e ngritura nga familjarët e gjyqtares së ndjerës Fildez Hafizi, e cila u vra një vit më parë nga ish-burri i saj Fadil Kasemi. Kanë qenë prindërit e Fildezit ata që kanë kërkuar ndihmë për dy fëmijët e saj, si dhe kanë kërkuar të bëhet drejtësi.

Kjo çështje është trajtuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Studio e Hapur” me Eni Vasilin në “News24”.

Lidhur me këtë çështje, nga Presidenca theksojnë se ky institucion, pas njohjes me shqetësimet e familjarëve të Fildez Hafizit, ku kryesori ishte ndihma ekonomike për fëmijët e së ndjerës, i është drejtuar me letër qeverisë, po nuk ka marrë asnjë përgjigje.

“BalkanWeb”
 disponon shkresën e Presidencës drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, dhe për dijeni babait të Fildezit, Bynjamin Hafizit.

Në këtë letër thuhet se:

“Presidenti i Republikës nëpërmjet Këshillit të Lartë të Drejtësisë është vënë në dijeni dhe ka ndjekur me prioritet trajtimin e kërkesës së babait të ish-gjyqtares, të ndjerës Fildez hafizi, kërkesë kjo e cila në thelb ka për objekt shqetësimin lidhur me trajtimin financiar nga shteti të fëmijëve të ish-gjyqtares.

Pasi jemi njohur me gjithë komunikimet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, si dhe angazhimin e institucioneve të përfshira në këtë çështje, informohemi se është arritur lidhje e një pensioni për fëmijët, si dhe trajtimi i familjes Hafizi me një bonus strehimi duke i subvencionuar qiranë e banesës.

Nëpërmjet një letre, kërkuesi Bynjamin Hafizi, babai i gjyqtares së ndjerë Fildeze Hafizi, i është drejtuar përsëri Presidentit të Republikës me kërkesën për lidhjen e një pensioni të posaçëm për fëmijët e të ndjerës, duke evidentuar këtu se shumë prej 4500 lekësh e akorduar nga institucionet përkatëse është e pamjaftueshme për të rritur dy fëmijët e të ndjerës”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here