Saturday, May 18, 2024
Home Kronika Raporti për Policinë e Shtetit, vijon të mbetet sfidë e parandalimi i...

Raporti për Policinë e Shtetit, vijon të mbetet sfidë e parandalimi i ngjarjeve kriminale

0
673

Sipas një studimi të Institutit për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi, për Policinë e Shtetit vijon të jetë sfidë parandalimi i krimeve në vend.

Në bazë të gjetjeve nga matja e perceptimit të publikut për punën e policisë, i prezantuar në Akademinë e Sigurisë nga përfaqësues të IDRA-s ka rezultuar se rreth 50% e të pyeturve janë shprehur se policia ka dështuar në parandalimin e ngjarjeve kriminale.

IDRA: “Publiku shqiptarë, në total vlerëson me 59 pikë, nga 100 në total, ku u pyetën sesa e sukseshme mendojnë se është Policia e Shqipërisë në këtë dimension.”

Ndërkohë, rezultate pozitive publiku sheh te mbërritja e policisë në vendin e ngjarjes, pasi është njoftuar.

IDRA: “Studimi tregon se publiku e vlerëson me 62 pikë nga 100, në një shkallë ku zero është jashtëzakonisht ngadalë dhe 100 është jashtëzakonisht shpejt, performancën e policisë në këtë dimension.”

Policimi në Komunitet është një projekt i ministrisë së Brendshmë, për të krijuar raport të ngushtë mes uniformave blu dhe qytetarëve, por që këta të fundit janë fare pak të informuar në lidhje me këtë.

IDRA: “Është pyetur publiku nëse kanë dëgjuar ndonjëherë lidhur me këtë iniciativë dhe këtë politikë të Policisë së Shtetit dhe 7 % e të intervistuarëve shprehen se kanë dëgjuar policimin në komunitet.”

Në aktivitet ishin të pranishëm edhe përfaqësues të lartë të policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here