Rutinë e përditshme, ja 8 zakonet nga të cilat nuk heq dorë kurrë një shqiptar

0
648

 

Me siguri të gjithë e gjeni veten tek lista e veprimeve apo preferencave më tipike që në përgjithësi bën çdo shqiptar, i pasur apo i varfër.

Pak mund t’i thonë jo byrekëve me gjizë të shoqëruar me dhallë. Në çdo familje ka dhjetëra qese plastike që përdoren për ushqime, rroba, për të mbajtur sa e sa qese të tjera po ashtu.

Kavanozët apo shishet që blejmë në market, ne nuk i hedhim po ia gjejmë vendin duke i mbushur përsëri.
Sjellja dhe përqasja që ne kemi ndaj këtyre objekteve, lidhet kryesisht me atë që kemi trashëguar nga prindërit apo nga gjyshërit, të cilët duke i patur gjërat me pakicë kanë qenë të detyruar të kursejnë për të bërë ekonomi.

Përtej këtyre ka shumë e shumë gjëra të tjera që ne i kemi të zakonshme në përditshmërinë tonë, e ndoshta në kultura të tjera duken të çuditshme.

1- Dy byrekë dhe dhallë për mëngjes.

2- Shishet e pijeve freskuese i përdorim për ujë.

3- Sherr para kamerierit për lekët e kafes.

4- Bakllava për çdo rast feste.

5- Qese plastike për të mbajtur rroba, ushqime e çdo gjë tjetër.

6- Kavanozi i reçelit përdoret për turshi, kripën, apo sheqerin.

7- Buka është baza në tryezë, pavarësisht llojit të ushqimit.

8- Dasma nuk quhet e tillë, nëse nuk të ngopet syri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here