Rikonstruksioni i HEC KOMAN, punohet ne turbinen e 4-tert dhe te fundit, gati ne muajin nentor

0
2141

Me përfundimin e rikonstruksionit te Hidrocentralit te Komanit, konsiderohet i mbyllur ky proçes ne kaskaden e Drinit, pasi me pare eshte kryer hidrocentrali i Fierzes dhe i Vau Dejes. Ne Koman 3 turbinat kane përfunduar dhe tani puna eshte perqenderuar ne turbinen e kater dhe te fundit, siç e tregojne edhe pamjet e filmuara gjate keti proçesi. Rikonstruksioni po kryhet nga specialiste te ardhur nga Austria, njohes te mire te veprave hidroenergjetike.

Turbina e katert dhe e fundit e këtij hidrocentrali u hap ne ditet e para e muajit maj dhe besohet se brenda  pak muajsh do te behet gati per rivënien ne pune. Sipas drejtuesve te hidrocentralit te Komanit, ne muajin nentor ajo do te jete ne gatishmëri pune dhe vepra  te gjeneroje energji elektrike me 4 turbina. Ndersa sa i perket objekteve dhe mjediseve te tjera ne kete hidrocentral, rikonstruksioni ka përfunduar dhe puna vijon normalisht si ne sallen e makinerise, ne qendren e komandimit, ne tunelet e shkarkimit, vepren e marrjen dhe ne stacionin e shpërndarjes se energjise elektrike.

Investimet e 3 viteve te fundit ne kete hidrocentral arrijne ne 4.9 miliard leke. Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare siguron se me përfundimin e rikonstruksionit te 3 hidrcentraleve te kaskades se Drinit, arrihet siguria e prodhimit te energjigjse elektrike panderprerje per nevojat qe ka vendi , rriten sasia e prodhimit dhe nga ana tjeter edhe e jetegjatesia e ketyre veprave. Kaskada e Drini ka nje vlere prej 173 miliard leke, ndersa çdo vit ajo siguron nga prodhimi i energjise elektrike 15. 5 miliard leke.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here