Torovica “ishull” mes Shkodres dhe Lezhes, zhgenjimi i banoreve deri ne ate pike sa kujtojne kohen e PPSH

0
1271

Mes Shkodres dhe Lezhes eshte lene krejt e mënjanuar, si te ishte nje ishull ! Qe ne vitin 2004 kur u ndertua superstradra Shkoder – Lezhe – Tirane, Torovica me 6000 banore dhe 2200 ha toke, padrejtësisht e humbi shkelqimin  pasi segmenti i saj rrugor, deri atehere i nivelit kombëtar, u klasifikua si rruge rurale. Per rrjedhoje, ajo ka degraduar ne gropa dhe  sot nqarkullimi i automjeteve eshte tejet i veshtire si ne drejtim te Shkodres ashtu dhe te Lezhes. Sidomos tani ne periudhen e veres rruga e Torovices mund te shfrytëzohej edhe nga pushuesit qe vine nga ky drejtim per te shkuar ne plazhin e Velipojes, por eshte e pamundur te qarkullohet ne keto kushte, siç shprehen edhe vete banoret e kësaj zone:

Rreshqitja e gureve nga Mali i Kakarriqit  dhe renia e tyre ne rruge apo ne shtepite e ndertuara rreze Malit, ka qene dhe vazhdon te mbetet nje shqetesim tejet i rendesishem per banoret e Torovices. Me daten 7 tetor te vitit te kaluar guri qe rrëshqiti nga mali ne kete segment goditi nje autoveture me te cilen po udhëtonin 3 persona nga Balldreni, dhe humben jeten.  Çudia edhe per kete tragjedi nuk zgjati me shume se 3 dite, sot vazhdon e njejta gjendje me rrezikshmëri te larte te rrëshqitjes se gureve, dhe asnje mase parandaluese, përkundrazi:

Zhgenjimi ne Torovices ka arritur deri ne piken sa nuk mungojne edhe krahasimet me kohen e ish- partise se punes:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here