“Rusi 2018”, Meta: Gjaku shqiptar i Zvicrës ndali ekipin më të madh të botës

0
738

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka ndjekur në ambientet e Presidencës ndeshjen mes Brazilit dhe Zvicrës që përfundoi me rezultatin 1-1.

Presidenti Meta shoqërohej nga zv/ambasadori i Zvicrës në Tiranë, Philipp Keller dhe ambasadori i Brazilit Jorge José Frantz Ramos.

Pas përfundimit të ndeshjes, Presidenti ka reaguar përmes një statusi në Facebook, ku thotë se gjaku shqiptar i Zvicrës ndali sot ekipin më të madh të botës.

“Gjaku shqiptar i Zvicrës ndali sot ekipin më të madh të botës. Gati për sfidën e rradhës!- ka shkruar Meta.
35463989_1793948533984745_7767231879874347008_n
35519515_1793948597318072_7392679850848288768_n
35437356_1793948663984732_8870722438367805440_n

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here