Tentuan të kalojnë çantën me drogë drejt Greqisë, arrestohen dy të rinjtë në Kapshticë

0
692

Policia e Kapshticës ka arrestuar dy të rinj, pasi kanë tentuar të kalojnë në kufi rreth 21 kilogram kanabis. Nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në bashkëpunim me Seksionin kundër Narkotikëve, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: Adriatik Rasa, 26 vjeç, banues në Lushnjë. Besart Skënderasi, 28 vjeç, banues në Vloçisht-Korçë.

 

 

Arrestimi i tyre u bë në afërsi të fshatit Kapshticë-Devoll, në vendin e quajtur “Lugina e vogël”, këtyre shtetasve shërbimet policore të patrullës së kufirit të gjelbër, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale brenda një çante, një sasi prej 21 kg e 400 gram lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa, të cilën synonin ta trafikonin drejt Greqisë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë, të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje. Neni 283/a/2 i Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here