Sunday, May 19, 2024
Home Lajme Buzëqesh çdo ditë në universitet, studentët i dhurojnë pastruesit çekun me para!

Buzëqesh çdo ditë në universitet, studentët i dhurojnë pastruesit çekun me para!

0
908

Studentët e Universitetit të Bristol kanë mbledhur një shumë prej 1.500 paund për një pastrues shumë të dashur në ambientet e tyre. Ai erdhi në Britani të Madhe më 1967.

Herman Gordon, i admiruar nga studentët për qëndrimin e tij pozitiv dhe buzëqeshjen e vazhdueshme, u përfshi nga lotët pasi pa studentët duke i dorëzuar dhuratën me para.

Paratë u mblodhën nëpërmjet faqes JustGiving për të financuar një udhëtim një javor për Gordon dhe gruan e tij për të vizituar familjen në Xhamajka.

Më shumë se 230 studentë dhuruan të holla për të.

‘Ai është epitomi e lumturisë’, thuhet në faqen e dhurimit.

Z. Gordon, i cili është në mesin e viteve ’60, erdhi në Britani të Madhe nga Kingston, Xhamajka, në vitin 1967 kur ishte 15 vjeç, si pjesë e brezit Windrush.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here