Bursat mbyllen në minus, e treta javë

0
564

Tregjet globale u regjistruan në rritje të lehtë gjatë sesionit të fundit të javës, me Wall Street dhe indekset kryesore europiane në rritje gjatë ditës. Por, pavarësisht kësaj, bursat kanë mbyllur javën e tretë me radhë në territor negativ.

Në Shtetet e Bashkuara, Nike ishte performuesi më i mirë, pasi e mbylli të Premten me 11.1% rritje, pas raportimit të fitimeve. Kjo ishte rritja më e madhe në 4 vite për gjigandin e veshjeve sportive.

Edhe indeksi industrial i Dow Jones u rrit lehtë, me 0.24%, S&P 500 fitoi 2.32 pikë, ose 0.09% dhe po kaq indeksi i përbërë i Nasdaq, shkruan scan.tv.

Gjatë së premtes, një sërë ngjarjesh kanë pasur efekt në tregje dhe me shumë gjasa do të japin efekt edhe gjatë sesionit të së Hënës. Kanadaja i`u përgjigj tarifave amerikane me tarifa për 12.6 miliardë dollarë amerikanë importe.

Nga ana tjetër, Steve Mnuchin, Sekretar i Thesarit në Shtetet e Bashkuara hodhi poshtë zërat se do të tërhiqen nga Organizata Botërore e Tregtisë.

Në Europë ndërkohë, indeksi pan europian stoxx 600 u rrit me 0.8% gjatë së Premtes, ndërkohë që indeksi Dax i Gjermanisë u rrit me 1.1%. Edhe tregjet aziatike u rritën lehtë, por Yuani kinez humbi plot 3% kundrejt dollarit amerikan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here