Marin Barleti : Fati e solli që shqiponja me dy krerë të ishte emblemë e derës së Kastriotëve

0
883

Simboli i shqiponjës me dy koka – simboli antik me gjithëkuptimësinë e vet ishte simboli i zotëve, që shprehte pushtetin dhe absoluten, ishte simbolika e ekuilibrit unikal të jetës.

Dy kokat e shqiponjës tipizonin burrin dhe gruan në të njëjtin dinjitet, në ekuilibër absolut në trupin e familjes së konsoliduar, ishte ekuilibër i të kundërtave superiore dhe inferiore që përbënin jetën me tiparet e saj në perfeksion.

“Nga dokumentet arkivore, mitologjike apo kultet, faktohet se shqiponjën, shqiptarët e kanë pasur tipar të botës së tyre shpirtërore. Kjo derisa vijmë në shekullin e VI para erës së re, ku e kemi shqiponjën të dokumentuar në artefakte arkeologjike. E kemi në Ilirinë e Veriut, në mburojën e një luftëtari ilir të gdhendur në gur, e kemi në tumat e Matit në disa variante, e kemi edhe tek kultura ilire e zbuluar nga prof Muzafer Korkuti në afërsi të Apolonisë.” Gjithë këto janë dëshmi të dokumentuara në librin “Flamuri i Kombit Shqiptar” /Jaho Brahaj

Ata që e gëzojnë vërtet krenarinë e këtij simboli të fuqishëm jemi ne, shqiptarët, si mishërim i virtyteve, idealeve më të larta, simbol që është manifestuar në çdo kohë dhe në forma të ndryshme.

Histori nuk është vetëm ajo që ndodh, por edhe ajo që shkruhet, dokumentohet e përcillet në breza.

Dëshmi nga trashëgimia kulturore shqiptare vijnë përmes zbulimeve arkeologjike, historisë, etnografisë, filatelisë, numizmatikës etje:

Gjurma e vulës së Skenderbeut, e lënë mbi akte zyrtare, ka shqiponjën dykrenare që kishte edhe flamuri.

Në kështjellën e Rodonit, që ndërtoi Skenderbeu në valën e luftës, është zbuluar një afresk  me shqiponjën e kastriotëve

Në Durrës është gjetur një gur në të cilin është gdhendur një njëri që me duar krijon simbolin e Shqiponjës. Ky gur daton IV shekuj p.k..

Fotoja e besimtarëve bektashinj në Teqenë në Frashër të Përmetit të cilët kanë qënë ndër të parët që kanë përdorur simbolin e shqiponjës dykrenore,është dëshmi e etnokulturës shqiptare, është dëshmi e historisë.

Vetëm sa shënjova në këtë shkrim dëshmi, por ajo çfarë e bën interesante botën sot, është pikërisht simboli i shqiptarëve, simboli i qëndrueshmërisë, simboli identifikues shpirtëror që pavarësisht se nuk u përdor për rreth gjysëm shekulli për shkak të sistemit totalitar, tashmë në këtë periudhë tranzite del më i epërm se kurrë, për të treguar se individi shqiptar kudo që të shkojë është një lider që di të shfaqë dhe të promovojë vlera jo vetëm për vete, por për gjithë njerëzimin.

Ndeshja e Kombëtares, kuq e zi në Serbi solli përjetimin e një emocioni të madh me simbolikën e duarve të kryqëzuara si shqiponjë, ndërsa pas atij momenti shenja identifikuese e shqiptarëve vjen më bindshëm sërish me Kampionatin Botëror të Futbollit.

Ajo çfarë po ndodh sot me futbollin, është një prurje ideale e shpirtërores, një vullnet i mbarë botës për të parë ndryshe brenda identitetit të shqiptarit, duke e pranuar paqshëm plot entuziazëm simbolin e sfidës dhe të fluturimit të lirë, duke e kthyer në symbol hit botëror, kjo menjëherë pas ndeshjes së Serbisë me Zvicrën dhe golave të Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit, ku të dy këta futbollistë emocionin e golave e përcollën, duke gjestikuluar shqiponjën shqiptare me duart e tyre.

Pas kësaj, network-u i cilësdo media sociale është mbërthyer nga prurje marramendëse të fotove të personazheve dhe figurave të njohura botërore, teksa përshëndesin me simbolin e kombit tonë. Nuk dihet se çfarë i ka shtyrë të bëjnë këtë veprim, por një gjë është e sigurt: ky gjest është mirëpritur nga fansat e tyre shqiptarë të cilët ndihen mjaft krenarë, kur shohin të përshëndetet me simbolin e tyre gjithandej nëpër botë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here