OSHEE rrit të ardhurat, por i ulen fitimet

0
720

Kompania shtetërore, OSHEE, tha se fitimi neto i saj u ul me 1.8 miliardë lekë (16.9 milionë dollarë / 14.4 milionë euro) në vitin 2017, nga një fitim neto prej 18.7 miliardë lekësh në 2016.

Të ardhurat e siguruara nga interesat dhe taksat (EBITDA) të shpërndarësit të energjisë ranë në 5.8 miliardë lekë në 2017 nga 12.7 miliardë lekë një vit më parë, tha OSHEE këtë javë në një raport të saj vjetor.

Të ardhurat totale të kompanisë u rritën me 12% në 60.3 miliardë lekë në 2017.

Eksportet e energjisë elektrike të OSHEE u rritën me 3.8% në 4.8 miliard MWH, ndërsa importet u rritën 1.5% në 6.5 miliard MWH.

Humbjet e kompanisë në rrjetin e transmetimit dhe shpërndarjes elektrike u ulën me 1.63 pikë përqindje nga viti në vit në 26.41% në 2017.

Shqipëria prodhon 98% të energjisë elektrike në hidrocentrale (HEC). Pjesa më e madhe e saj gjenerohet në tre termocentrale përgjatë lumit Drin, në pjesën veriore të vendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here