Nikolla i përgjigjet Boçit për dëftesat: Shpifja nuk është alternativë për arsimin

0
647
Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, gjate nje konference te perbashket shtypi, me ministrin grek te Edukimit dhe Ceshtjeve Fetare, Andreas Loverdos, i cili ndodhet per nje vizite zyrtare ne Tirane./r/n/r/nLindita Nikolla, Minister of Education and Sports, during a meeting with Andreas Loverdos, Minister for Education and Religious Affairs.

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla iu përgjigj akuzave të opozitës mbi dëftesat e nxënësve, duke theksuar se procesi i pajisjes me dëftesën e lirimit po vijon normalisht, ndërsa fillimisht janë përfunduar certifikatat dhe diplomat për maturantët.

Nikolla: Nuk ka asnjë dëftese me gabime. Ashtu sikurse nuk ka asnjë nxënës që pengohet për t’u regjistruar brenda apo jashtë vendit.

Janë plotësuar dhe legalizuar çdo diplomë e maturantëve që kërkojnë të studiojnë jashtë shtetit. Qendra e Shërbimeve Arsimore ka punuar orar pa orar dhe nuk kemi patur asnjë ankesë për vonesë apo mosmarrje diplome.

Të tregoj një emër maturanti PD që pengohet për shkak të certifikatës.

Ka vetëm një mungesë. MUNGESA e alternativës nga një parti e zhytur në gënjeshtra e shpifje të ulëta.

Shpifja nuk është alternativë për arsimin. Gënjeshtra jo e jo!

Unë jam në krye të detyrës. Takoj çdo ditë prindër, nxënës e mësues.

Me pushime ndoshta është z. Boçi që flet përçart për pazare e afera.

Boll më me farsën e paturp të njeriut që fshihet pas tezës që kjo është politika, ndaj mos i merr seriozisht se çfarë them unë.

Jo, jo, unë jam serioze në atë çfarë bëj e them zoti Boçi. Dhe mbaj çdo përgjegjësi, ndaj do t’i drejtohem prokurorisë për shpifje.

Për mua kjo është politika më e keqe.

Mungesën e alternativës ta zëvendësosh me shpifje e denigrime.

Dëftesat po shpërndahen dhe tenderi është kryer sipas procedurave ligjore, jo nga Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve por Ministria e Brendshme.

Mësoje zoti Boçi para se të akuzosh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here