Bizneset në TVSH, përfundon afati, përfshihen në skemë rreth 11.340 subjekte

0
618

Në përfundim të afatit për për përfshirjen në TVSH, Drejtoria e Tatimeve bën me dije se në skemë janë përfshirë 11 mije e 340 subjekte.Kjo skemë u kundërshtua nga grupet e interesit sipas të cilave kjo do të krijojë një kosto shtesë ndërsa paralajmëruan edhe protesta në vjeshtë.

11 mijë e 340 biznese të vogla janë përfshirë në skemën e TVSH ndërsa afati për deklarimin ka qenë 16 korriku.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se të gjitha subjektet që i përkasin fashës 2 deri në 5 milionë lekë, kanë dorëzuar pranë Administratës Tatimore deklaratën e thjeshtuar të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.

Kjo shifër përbën rreth 97% të totalit të deklaratave të gjeneruara nga sistemi për tatimpaguesit e vegjël, të cilët mbartën detyrimin për të deklaruar dhe paguar TVSH-në.

Ato biznese që nuk kanë dorëzuar deklaratat tashmë do të përballen me penalitetet ndërsa janë futur në këtë skemë në mënyrë automatike nga sistemi.

Duke marrë shkas nga ankesat e subjekteve të cilat deklaronin se e kanë të vështirë të plotësojnë librat e shitjes dhe blerjes, Administrata Tatimore nga data 1-16 korrik ofroi për 900 subjekte të biznesit të vogël asistencën e nevojshme për plotësimin e librave të shitjes dhe blerjes, si dhe plotësimin e deklaratës së thjeshtuar të TVSH-së.

Në përfundim të afatit për deklarimet në bazë të së cilës të gjitha bizneset me një xhiro mbi 2 mln lekë do përfshihen në TVSH, biznesi i vogël ngriti si shqetësim faktin se kostoja që iu shtua do ti çojë drejt falimentit ndërsa paralajmëruan protesta.

Shoqata e Biznesit të Vogël deklaron se barra e vërtetë e kësaj skeme do të ndjehet në muajt në vijim kur të vijë momenti për ta paguar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here