Saturday, April 27, 2024
Home Politikë PD: Akti normativ që anulon rritjen e pagave në arsim e shëndetësi,...

PD: Akti normativ që anulon rritjen e pagave në arsim e shëndetësi, një turp

0
539

Akti normativ i qeverisë i i cili anulon rritjen e pagave për mësuesit dhe punonjësit e shëndetësisë, për Partinë Demokratike është konsideruar një akt turpi. Përmes një postimi në facebook, me titull ‘Mësuesit, të përçmuarit e përhershëm të Nikollës’ deputeti Luciano Boci shkruan se si askund dhe si asnjëherë tjetër, mësuesi shqiptar, arkitekti i së ardhmes së kombit, vazhdon të konsiderohet si “bishti i kavallit”, të trajtohet si “i dorës së tretë” e të përçmohet progresivisht.

Në vijim deputeti demokrat thekson se përgjatë këtyre viteve Ministria e Arsimit e drejtuar nga Nikolla ka ndjekur e ka instaluar ndaj mësuesve tre linja sjellje të kthyera në norma:

1 POLITIZIM TË SKAJSHËM TË TYRE. Kjo, nëpërmjet emërimeve politike të tyre e drejtuesve të shkollave, jashtë çdo standarti. Tërheqjes pothuaj me dhunë drejt votës së imponuar. Marrjes zvarrë në promocione politike. Angazhim ekstrem në përcjelljen e përkrahjes qeveritare.

2. VARFËRIM ABSOLUT EKONOMIK. Heqje e pagës se 13 dhe shpërblimit të fundvitit. Refuzim i pagesave për distancën kilometrike të shkollave. Mosnjohje financiare e shkallës së vështirësisë për lëndë të caktuara. Sigurisht dhe mohim absolut i rritjes së pagës.

3. DEPERSONALIZIM PERMANENT. Kjo nëpërmjet kalvareve burokratike të testeve pa fund, të letrave idiote që mbushin kot. Të kërcënimit të vazhdueshëm për vendin e punës. Të lënies në dorë të fatit të tyre, drejtorëve të komanduar e militantë. Të mosnënshkrimit për vite me rradhë të kontratës kolektive. Të ndryshimeve ligjore që godasin statusin e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here