Sulmi i PS kundër Presidentit, reagon Manjani: Rilindasit bëjnë mirë t’i thërrasin fiqirit!

0
572

Ish-ministri i Drejtësi Ylli Manjani ka komentuar sulmin e fundit të mazhorancës ndaj Presidentit Ilir Meta, i cili i ktheu mbrapsh kreut të qeverisë, ligjin për shembjen e teatrit Kombëtar.

“Çfarë llogjike! – shkruan Manjani. –  Nëse do ta dekretonte ligjin, Presidenti nuk do të ishte palë. Tani që e ktheu, quhet palë!

Rilindasit nuk quhen as palë tashmë. Hajde, hajde! Logjikë tepsie! Do të bëjnë mirë t’i thërrasin fiqirit, rradakes, e të lexojnë Kushtetutën, jo Kushte Kullën!”përfundon Manjani me ironi.

Reagimi i Manjanit erdhi një ditë pasi PS-ja deklaroi nëpërmjet Taulant Ballës, kreu të Grupit parlamentar, lidhur me mosdekretimin e ligjit të Teatrit se “fatkeqësisht sot thirrjeve te Lulit e Mones iu pergjigj Presidenti i Republikes, i cili, deri me sot, ka patur nje sjellje te admirueshme, duke mos u bere pale as e politikave te familjes se tij, as e lojrave te partise se tij. Presidenti zgjodhi te mbaje gjalle farsen e opozites me Teatrin. Te po te njejteve individe qe protestonin kunder parkut te lodrave, kunder bulevardit te ri, kunder Rilindjes Urbane ne cdo qytet te Shqiperise.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here