Sunday, June 16, 2024
Home Politikë “Drejtësia”, Malaj: Keqardhje për rolin që bëjnë ambasadorët

“Drejtësia”, Malaj: Keqardhje për rolin që bëjnë ambasadorët

0
602

Deputetja e LSI, Nora Malaj shprehu keqardhje për qëndrimin e ndërkombëtarëve në lidhje me propozimet e mazhorancës për të dalë nga ngërçi i ligjit për shkollën e magjistraturës. E ftuar në Ora News, Malaj e lidhi historinë e ndërkombëtarëve me një tjetër histori.

Pyetje: Si e keni parë qëndrimin e ndërkombëtarëve, duket sikur ka një farë mbështetje për propozimet e mazhorancës?

Nora Malaj: Secili ka pozicionin e tij, ka qëndrimin institucional dhe qëndrim personal. Personalisht kam keqardhje për të gjithë rolin që bëjnë ambasadorët dhe ambasadoret dhe fatkeqësi shumë e madhe që në emër të kauzave shumë të mëdhaja, ne jemi një popull shumë i mirë. Jemi një popull që kuptojmë, që të presim nga forma, por të përcjellim nga përmbajtja. Historia e ambasadorëve është si historia e atij “kur litarin e ke lënë jashtë”.

Dikur ishte një njeri shumë problematik në një komunitet dhe si përfundim komuniteti nuk po shpëtonte dot sepse krijonte situata nga më të ndryshmet, në fund i erdhi ora dhe e mori perëndia për ta çuar në botën tjetër. Duke qenë si ishte diabolik nga natyra, i tha atyre familjarëve: Më bëni një nder, po të doni kur të më varrosni litarin  mos ma hiqni, por ma lini jashtë sepse për të gjitha të këqijat që kam bërë ju kërkoj të falur. Si përfundim e lanë litarin jashtë dhe pas disa viteve vijnë titullarët e institucioneve dhe shikojnë që në këtë varrezë litari ishte lënë jashtë. Thanë këta: Kaq popull i keq qënka ky populli saqë mirë që nuk e respektoi në kohën kur ishte gjallë, por edhe litarin ia la jashtë. I futën popullit, i bënë një kasapanë dhe kështu ngeli histori e litarit  jashtë. Ndaj unë do propozoja që të kenë kujdes ata që lënë litarin jashtë sepse ky popull e mësuar njëherë këtë histori dhe nuk ka ndërmet t’i kthehet kësaj historie.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here