Friday, May 17, 2024
Home Politikë Lubonja: Dy rastet që ngrenë hipotezën e korruptimit të ambasadorëve

Lubonja: Dy rastet që ngrenë hipotezën e korruptimit të ambasadorëve

0
669

Analisti i njohur Fatos Lubonja në një artikull të botuar në “Panorama” hedh akuza ndaj ambasadorëve evropianë në Tiranë dhe mbështetjen sipas tij ndaj qeverisë. Duke u ndalur tek reforma në drejtësi, Lubonja shkruan se diplomatët nuk duhen parë më si garantues të saj, por si pjesë të problemit.

LubonjaFakti që nuk kemi prova evidente për korruptimin e ndërkombëtarëve të caktuar të përfshirë në mbështetjen e Reformës në Drejtësi – ndonëse rasti i vilës së Vllahutin në Rolling Hills apo ndërhyrja e Lu në Prokurorinë shqiptare për Bankers Petrolium janë tejet të dyshimta – nuk na pengon ta ngremë hipotezën e korruptimi të ndërkombëtarëve, duke pasur parasysh se ka tashmë prova të shumta se politikat e rilindësve të Ramës janë gjerësisht dhe thellësisht të bazuara në blerjen dhe korruptimin e njerëzve si brenda dhe jashtë vendit. Për gjithë sa thashë, gjykoj se ndërkombëtarët e përfshirë në këtë të ashtuquajtur Reformë në Drejtësi nuk duhen konsideruar më si shpresë e zgjidhjes së problemit të krijuar, por si pjesë e këtij problemi.

Gjithashtu, Lubonja shkruan se reforma në drejtësi u bë nën rrogoz dhe ndërkombëtarët nuk dialoguan me askënd tjetër përveç mazhorancës.

LubonjaAsnjë dialog me shqiptarët e tjerë përveç maxhorancës nuk kemi parë të zhvillohet kur u vendos që të kryhej kjo reformë. U bë një punë nën rrogoz nga fondacioni Soros që ka vite tash më që nuk vepron si kundërpart i pushtetit, por si “levë e partisë” së Edi Ramës, që ndihmoi në përgatitjen e një drafti që nxirrte sheshit synimet e maxhorancës për ta vënë Drejtësinë në dorë të Qeverisë, për të cilin Vllahutin deklaroi se mund të votohej edhe pa miratimin e opozitës. Ky qëndrim prej sipërori që dikton dhe nuk dialogon e që bashkëpunon vetëm me ata që kanë pushtetin ka vazhduar dhe vazhdon edhe sot të mos ngrejë asnjë dyshim të arsyeshëm tek këta ndërkombëtarë, me gjithë dështimin e prekshëm dhe me gjithë skandalet e përditshme të qeverisë së Edi Ramës, që tregojnë se kjo kategori politikanësh nuk ka asnjë lidhje me respektin ndaj drejtësisë dhe ligjit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here