Saturday, May 18, 2024
Home sociale Prodhimet ushqimore të rrjetit të grave të Pukës që po korrin sukses...

Prodhimet ushqimore të rrjetit të grave të Pukës që po korrin sukses në tregjet tona

0
926

Puka ka edhe një rrjet grash të cilat prodhojnë gatime natryrale dhe i shesin në Tiranë dhe Dhurata, Thanasi nga Luga e Argjendtë, e cila i blen këto produkte i vlerëson ato në maksimum.

Në Tonight Ilva Tare, Thanasi tha se falë cilësisë dhe promovimit  që u ëhstë bërë këtyre profukteve ato aknë gjetur edhe tregun e shitjes.

Megjithatë ajo ngriti shqetësimin  se ende shitja e tyre bëhet nën kosto.

Dhurata Thanasi: Gratë e Pukës i njoh në rradhë të parë në projekte të BE, projekti i fundit është ai ku janë përfshirë tre Shoqata grash. Produkte ka shumë, territori është i mbushur se ka një klimë dhe diversitet të jashtëzakonshëm.Këto janë gatesa, produkte që gratë pukiane i kanë bërë jet e mot që nga kompostot, boronicat, lajthitë, manaferrat.

Edhe kanë kultivuar manaferra.Po ashtu arrat, të gjithë familjen e arrorëve, lëngun e boronicës, boronicën e tharë.Tani kanë filluar ti konfeksionojnë më mirë, brenda kushteve higjeniko-sanitare me një etiketë të caktuar ku shënohet vendi i origjinës dhe çdo grua ka emrin e vetë.

Po ashtu thanat që janë duke u pjekur në këtë periudhë të vitit, medra. Manaferrat janë të kultivuara, përveç të egrave kanë shtuar dhe kultivimin, edhe boronicën.Gratë në kohën e lirë mblidhen, kanë dhe një laborator dhe të bëra tok sjllin një produkt në tregjet tona.Shesin në dyqane si Luga e Argjentë, në Tiranë, në panaire të ndruyshme, ose në restorante që kultivojnë kuzhinën tradicionale.

Fokusi i ushqimeve dhe produkteve tradicionale u është vënë kohët e fundit. Lidhur me paketimin, përpara shiteshin dhe në plastika, tani çdo gjë është brenda kushteve.Falë projekteve kanë gjetur dhe tregjet. Dyqane që i kanë pikasur përmes panaireve kanë vendosur lidhje direkte.

Një koncentrat shisheje boronice shitet 1 mijë lekë, ndërkohë që një flakon boronice jashtë shitet 15 euro. Shitet nën kosto ende sepse tregu shqiptar është akoma jo i njohur.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here