Sezoni turistik, drejtori i AKU: Mbi 1829 kontrolle dhe 938 masa administrative

0
788

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritet Kombëtar të Ushqimit (AKU), Agim Ismaili, shprehu angazhimin maksimal të institucionit që ai drejton, në garantimin e sigurisë ushqimore për konsumatorët, veçanërisht tani gjatë sezonit turistik, kur ka një fluks të shtuar të turistëve dhe vizitorëve.

I pranishëm në takimin që u zhvillua në Tiranë me përfaqësues të institucioneve të përfshira drejtëpërdrejtë në mbarëvajtjen e sezonit turistik, Ismaili tha se, për t’i paraprirë mbarëvajtjes së sezonit turistik në drejtim të sigurisë ushqimore në tregje, qeveria ka ngritur Task Forcën me përfaqësues nga të gjitha institucionet e linjës, për të bashkërenduar punën e një kontrolli zinxhir në fushën sigurisë ushqimore.

“Ne iu kemi dërguar 1453 bizneseve ushqimore, letër të personalizuar, për të kryer vetëkontroll në përmbushjen e standardeve të sigurisë ushqimore, në biznesin që kryejnë. Ne kemi kryer 1829 kontrolle në fushën e sigurisë ushqimore, në sektorë të linjës të lidhura me sezonin turistik dhe kemi marrë masa administrative për 938 subjekte që paraqisnin probleme në këtë drejtim”, tha Ismaili.

Sipas tij, për 15 subjekte është marrë masa e ndërprerjes së aktivitetit. Ndërkohë që janë forcuar masat e kontrollit në kufi për mallrat ushqimore të importuara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here