Hapen 200 vendet të reja punë në administratë, ja dikasteret ku mund të konkurroni

0
659

Numri i punonjësve dhe praktikantëve me kontratë të përkohshme për vitin 2018 në njësitë e qeverisjes qendrore është shtuar me 200 punonjës. Qeveria ka ndryshuar vendimin e datës 31 janar 2018, ku ishte vendosur që numri i punonjësve dhe praktikantëve me kontratë të përkohshme në institucionet shtetërore të ishte 1 752.

Vendim ky që është ndryshuar nga Këshilli i Ministrave, duke e rritur numrin e punonjësve në administratë me rreth 200 të tillë. Kështu, deri në fund të vitit 2018 numri i punonjësve të përkohshëm në administratë do të jetë 1989 punonjës.

Numrin më të lartë të punonjësve me kontratë të përkohshme e ka Ministria e Drejtësisë, e cila ka punësuar edhe 150 persona nga 487 që ishin miratuar në janar 2018. Këta persona do të punësohen të gjithë pranë ALUIZN-it, ku 140 do të jenë në rolin e specialistit dhe 10 të tjerë si teknikë të mesëm.

Kontrata e tyre do të jetë 6-mujore. Punonjës do të shtohen edhe në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, të Energjisë, të Arsimit si dhe në institucionet e tjera qeveritare, duke përfshirë edhe shërbimin informativ. Aktualisht numrin më të madh të punonjësve me kontratë të përkohshme e ka Ministria e Financave dhe Ekonomisë, ku rreth 300 punonjës janë të punësuar te Tatimet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here