Hapen doktoraturat

0
888

Pas më shumë se 4 viteve të bllokuara, universitetet do të hapin ciklin e tretë të studimeve; atë të doktoraturës në vitin e ri akademikë në 2018-2019.

Zv/ministri i Arsimit Ervin Demo tha se ky proces i rëndësishëm për ciklin e tretë të studimeve për nivelin akademik do të nis pasi ligji i arsimit të lartë është plotësuar me aktet nënligjore.

Ervin Demo: “Tashmë ne kemi të zhbllokuar të paktën rrugën ligjore dhe kjo gjë varet nga Universitetet. Sepse dhe universitetet kanë detyrimin të bëjnë aktet e tyre ligjoret, rregulloret e brendshme dhe shumë universitete kanë nisur punën dhe shpresojmë që me vitin e ri akademik të kemi dhe hapjen e ciklit të tretë të studimeve”.

Deri në fund të vitit 2017, shqetësimi i ngritur publik në nivele politike dhe akademike ishte mungesa e akteve nënligjore që krijohen anomali për mënyrën e financimit të universiteteve, statusin e pedagogëve, punën dhe titujt shkencor në universitete.

Zv ministri Demo thotë se kjo situatë është kapërcyer, universitet janë duke miratuar programet e tyre apo ndryshime si pasojë e nevojave të tregut

Ervin Demo: “Aktet nënligjore janë të miratuara, dhe universitetet sot që  ne flasim janë duke përfunduar miratimin e programeve. Kemi minirevolucion sa i takon programeve të reja që janë duke u hapur dhe që janë duke u riorganizuar.”

Reforma e arsimit të lartë krijon më shumë autonomi për universitetet, por për financimin e tyre këto institucione mund të thithin investime nga jashtë përmes projekteve studimore dhe atë kërkuese. Për këtë zv/ministri Demo thotë se është një përgjegjësi e madhe që i shtrohet universiteteve të cilët duhet të rrisin edhe kapacitetet e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here