Erdogan-Trumpit: Zgjidhni një pastor përpara Turqisë

0
780

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin zgjedhur pastorin amerikan duke i kthyer shpinën një partneri të NATO-s.

Para një turme mbështetësish në një qytet turk në bregun e Detit të Zi, ai tha: “Ju kurrë nuk mund diskutoni me këtë komb me gjuhën e kërcënimve. 

 Po i bëj përsëri thirrje atyre në Amerikë: Është për të ardhur keq që ju zgjidhni një pastor për partnerin tuaj strategjik në NATO.

Nëse SHBA-ja po na kthen shpinën duke zgjedhur një pastor, na vjen keq. Ne vazhdojmë rrugën tonë me hapa vendimtarë”.

Marrëdhëniet midis Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara janë përkeqësuar për një sërë çështjesh që përfshijnë interesat në Siri, ambicien e Turqisë për të blerë sistemet mbrojtëse raketore ruse dhe rastin e pastorit ungjillor Andrew Brunson, i cili aktualisht është në gjyq në Turqi nën akuzat për terrorizëm.

Brunson u transferua në arrest shtëpiak në korrik, pasi kaloi pothuajse 20 muaj në një burg turk.

Që atëherë Donald Trump dhe zëvendëspresidenti Mike Pence kanë kërkuar vazhdimisht lirimin e tij.

Në përgjigje, zoti Trump sanksionoi dy ministra turq dhe të premten njoftoi se dyfishonte tarifat për importin e çelikut dhe aluminit nga Turqia.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here