Tragjedia në Itali, ambasada shqiptare konfirmon viktimat: Jemi në dispozicion të të afërmve

0
1513

Një ditë pas tragjedisë në Genova të Italisë ku u shemb ura Morandi, pjesë e atuostradës A10 duke lënë dhjetëra viktima, ka reaguar ambasada shqiptare në Itali. Ambasada konfirmon vdekjen e dy shqiptarëve dhe thotë se është në dispozicion të të afërmeve.

“Ambasada po ndjek me autoritetet italiane lajmin e rëndë për humbjen tragjike të jetëve të dy të rinjve shqiptare Marjus Djerri dhe Edi Bokrina në aksidentin tragjik në urën Morandi në Genova.
Duke u shprehur ngushëllimet e sinqerta familjarëve të viktimave Ambasada është në dispozicion të të afërmve për të gjithë asistencën e nevojshme”, deklaron ambasada.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here