Aksident tek Ura e Milotit, autovetura përplaset me kamionin

0
1062

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme te ura e Milotit në Lezhë, ku një kamion dhe një veturë janë përplasur me njëra-tjetrën. Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka persona të lënduar.

Sipas informacioneve të policisë mësohet se autoveturës i është shpuar goma, ndërsa kamionit i është çarë depozita e karburantit.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ka marrë në pyetje drejtuesit e mjeteve për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here