Shifrat e drogës, Shehu: Kjo është situatë alarmante, ku është fshehur Kryeministri ynë

0
592

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka reaguar në një postim të tiji në rrjetet sociale pas raporteve të medias së huaj për përdorimin e drogës ne Shqipëri.

“The Economist deklaron per 2,5% te popullesise si perdoruese e Kokaines!”, shkruan deputeti demokrat, ndërkohë që lëshon alarmin për një mungesë të një Strategji Kombetare për përballimin e këtij fenomeni shkatërrues në të gjitha aspektet e tij.

Ja shenimi i tij i plotë në facebook:

Ku eshte “futur” Kryeministri i yne ndersa The Economist jep alarmin per perdorimin e droges ne Shqiperi.
Dhe Kryeministri eshte me ligj Kryetar i “Komitetit Kombetar kunder Droges e Trafiqeve”!!!
Kjo qe po ndodh ne vendin tone eshte monstruoze e me pasoja shkaterruese afat gjate.
Shqiperia eshte kthyer jo vetem ne “hambarin” e kanabisit per Europen e “autostrade” e trafikut te heroines e kokaines, por dhe ne nje perdoruese shume te larte te tyre sipas popullesise.

The Economist deklaron per 2,5% te popullesise si perdoruese e Kokaines!
Kjo eshte vetem nje pjese e zeze e realitetit tone.
Heroina po behet gjithashu nje droge e shpeshte, per te mos permendur disa te tjera sintetike e ekstremisht te rrezikeshme.
Perdorimi i kanabisit, qe eshte nje prekursor i drogave te forta, eshte ulur deri ne moshat 11-13 vjec, duke prekur reth 70% te nxenesve ne shume qytete.

Mungon totalisht nje Strategji Kombetare per perballimin e ketij fenomeni shkaterrues ne te gjitha aspektet e tij, sic duket edhe e vullnetit.
Pervec klinikes toksikologjike prane QSUT, qe merret me rastet e intoksikimit akut, nuk ekziston ne vendin tone asnje strukture qofte mjekuese, qofte reabilituese per te ndihmuar pacientet e dependentet nga drogat.
Asnje nga antagonistet nuk rimbursohet nga Fondi.

Edhe shperndarja e Metadonit eshte ne veshtiresi te medha dhe pa asnje program afat mesem.
Nuk ka asnje propagande te organizuar e studjuar per tju kundervene ketij fenomeni shkaterrues per individin e shoqerine ne terresi.
Ka vetem institucione shteterore, qendrore e lokale, qe jane bere pjese ne nje menyre apo tjeter e kesaj te Keqe te Madhe…!
Per te mos folur sot per grupet kriminale, lidhjet e tyre me shtetin, trafiqet, kriminalizimin e vendit..!
Nuk eshte hera e pare qe une ngre keto probleme, por fatkeqesisht pa asnje impakt mbi qeverisjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here