Presioni i madh te Zvicra, Xhaka kërkon falje për ‘Shqiponjën’, Shaqiri ironizon

0
816

Skuadra e Zvicrës është mbledhur në hotelin Nati ku sot është dhënë edhe një konferencë për shtyp nga trajneri Vladimir Petkoviç.

Ndërkohë që papritur në sallë hyjnë të gjithë lojtarët. Ndërsa për sa i përket qëllimit të këtij veprimi është për të krijuar transparencë për publikun.

Në konferencë për shtyp bashkë me trajnerin kanë dalë edhe këshilli i skuadrës me Stefan Lishtajner, Granti Xhakën, Jan Somer, Xherdan Shaqirin dhe Johan Zhuru.

Dhe për herë të parë lojtarët kanë kërkuar falje për festimin me shqiponjë në Botëror.

Xhaka tha: “Do të isha budalla po ta bëja përsëri. Nuk do të ndodhë më”.

Stefan Litshtajner thotë: “Kërkoj falje, nuk dua që t’i hap problem dikujt”.

Ndërsa Shaqiri me ironi thotë: “Sigurisht, unë kërkoj falje nëse njerëzit u ndjenë të sulmuar, duke parë ndeshjen nëpër male…”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here