Sunday, May 19, 2024
Home Politikë PD nuk i ndahet Ballës: 25 udhëtime me trafikantin e drogës Edmond...

PD nuk i ndahet Ballës: 25 udhëtime me trafikantin e drogës Edmond Bego, edhe me charter

0
572

Partia Demokratike iu rikthye edhe sot akuzave për kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Deputeti, Ervin Salianji, tha se Balla ka udhëtuar 25 herë me Edmond Begon, i dënuar në Italia për trafik ndërkombëtar droge.

Salianji: Trafikanti nderkombetar i drogës Edmond Bega mori 14 milione euro në zonen elektorale të Taulant Ballës. Balla ka udhtuar mbi 25 herë me trafikantin Bego. Deputeti Balla rezulton të ketë udhëtuar me trafikantin Bego me të njëjtën makinë. Kanë udhëtuar me të njëjtin avion ku destinacion ka qenë Vjena, Parisi apo Athina. Keto janë të dhëna të siguruara nga sistemi Tims. Kanë udhetuar me charter. Kane kushtuar 600 mijë euro udhëtimet e Taulant Ballës. Kush i ka paguar?

Salianji deklaroi se nuk ka departament e prokurori që të mbulojë lidhjet e PS me krimin e organizuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here