Ish-ministri Manjani: Arrestimi i dy ‘peshqve të ngordhur’ nuk justifikon mosarrestimin e përbindëshave të krimit

0
775

Pas arrestimit të dy ish-deputetëve socialistë, Arben Çuko dhe Arben Ndoka, ka ardhur dhe reagimi i ish-ministrit të drejtësisë, Ylli Manjani, i cili i ka arrestuar dy ish-socialistët si peshq të ngordhur.

Përmes një postimi në Facebook, Manjani shkruan se arrestimi i dy ‘peshqve të ngordhur’ nuk justifikon mosarrestimin e përbindëshave të krimit.

Ja postimi i Manjanit:

Me arrestime “peshqësh të ngordhur” nuk mund të justifikohen mosarrestimet e përbindëshave të krimit!

Nuk jua lan dot zhulin burgosja as Arben Ndokës e as Arben Çukos, të cilët duhet të ishin arrestuar kohë më parë, meqë ra fjala.

Trafikantë droge, bashkëpunëtorët e tyre në shtet, penguesit e drejtësisë, zhdukësit e provave e dëshmitarëve, fabrikuesit shtetërorë të provave, koncensionarë që pastrojnë paratë e qeveritarëve, grabitës të pronës e pasurive publike, marrësit e borxhit publik, pa harruar aspak dhunuesit e kushtetutës që duan të falin hapësirën detare Greqisë për 1 milion Euor, etj si këto janë ende të lirë…

Jo vetëm me dy, por me një qamet standartesh është sjellja zyrtare e Rilindasve!

Kur flasin dhe për drejtësi, të hapin barkun! Ndërkohë ata vetë e kanë shkelë ligjin me të dy këmbët.

E kanë shkelë shumë më rëndë se ato që arrestuan sot për ti hedhë hi syve publikut.

As skandalet që priten të bëhen publike nuk mund ti sfumojnë këto arrestime…

Zullumi është trashur shumë. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here