Saturday, May 18, 2024
Home Kronika Vrasja në ish-Bllok, arrestohet pronari i lokali ku ndodhi ngjarja

Vrasja në ish-Bllok, arrestohet pronari i lokali ku ndodhi ngjarja

0
942

Ka përfunduar në prangat e policisë shtetasi, Redi Popesku, në lokalin e të cilit “Monopol” në zonën e ish-Bllokut, ndodhi përplasja me armë mbrëmjen e 4 tetorit, ku humbi jetën një person dhe mbetën të plagosur dy të tjerë.

Arrestimi i Popeskut është bërë rreth orës 23:30 minuta mbrëmjen e shkuar në lokalin e tij.

Ai akuzohet se ka fshehur armën e njërit të pjesëmarrësve në vrasje.

Ai akuzohet për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës si dhe për “dëshmi të rreme”.

Natën e 4 tetorit 2018, mbeti i vrarë shtetasi Fabiol Gaxha, ndërsa u plagosën 36 vjeçari Ervis Martinaj dhe 28 vjeçari Eljon Hato.

Një ditë pas vrasjes (më 5 tetor) policia deklaroi se ishin shpallur në kërkim tre persona, mes tyre dhe efektivi i Forcave Komando, Merviol Bilo, 41 vjeç. Në kërkim janë shpallur dhe Ervin Mata, 31 vjeç, Fabjol Alushi, 42 vjeç.

Dyshohet se një nga tre personat që u qëllua me armë ka ngacmuar këngëtaren Elvana Gjata, çka ka sjellë dhe ndezjen e debatit mes 6 personave. Në përplasjen me armë u përfshi dhe efektivi i Forcave Komando, Marviol Bilo, pjesëmarrës në disa misione paqeruajtëse në Afganistan dhe një nga qitësit më të mirë të repartit të Zall Herrit. .

Viktimë e përplasjes me armë mbeti Fabiol Gaxha, i cili vetë ishte në kërkim të forcave të policisë, dhe për t’iu shmangur forcave të rendit përdorte kartën e identitetit të të vëllait.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here