Wednesday, April 17, 2024
Home Politikë Rama: Bixhozi financohet nga krimi i organizuar, cenon sigurinë kombëtare

Rama: Bixhozi financohet nga krimi i organizuar, cenon sigurinë kombëtare

0
523

Kryeministri Edi Rama theksoi se aktiviteti i bixhozit financohet nga krimi i organizuar, duke theksuar se paratë e këtij krimi pastrohen nëpërmjet kumarit. Kryeministri u shpreh se dëmi është kolosal jo vetëm për shoqërinë por edhe për sigurinë kombëtare.

Deklaratat e tij u bënë gjatë një takimi me gra dhe vajza në zonën e Laprakës në Tiranë, si një nga zonat më të prekura nga fenomeni i bixhozit.

RamaE vërteta është që në Shqipëri ka një komponent tjetër për t’u pasur në konsideratë është se aktiviteti i bixhozit në Shqipëri financohet në një masë të madhe nga krimi i organizuar, janë para që pastrohet përmes aktivitetit të kumarit dhe janë eksponentë të krimit të organizuar që fshihen ose janë drejtpërdrejt të përfshirë në këto aktivitete në pjesën më të madhe, nuk mund të them të gjithë. 

Ky është fakt, që ne kemi të bëjmë drejtpërdrejt. Kjo është një industri që xhiron në vit një mesatare prej 700 mln eurosh. Kjo është mesatarja. Imagjino që një shumë e tillë parash që shkon për lumë ose për llum pa asnjë lloj dobie ose i shkon në xhep krimit të organizuar. Pra, mos dali kjo para nga shtëpia për t’u tretuar në pikën e basteve afër shtëpisë. 

Natyrisht që ka një shqetësim normal për ata që janë të punësuar apo për ata që kanë investuar. Dëmi kolosal është i tillë na detyron që në radhë të parë të merremi me dëmin kolos që i shkaktohet shoqërisë dhe vendit deri në kërcënim të sigurisë kombëtare. Janë para që financojnë media, parti politike. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here